Connect with us

Kronike

Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, vihen në përgjim 30 numra celulari

30 numra celulari janë vënë në përgjim, me qëllim zbardhjen e masakrës së ndodhur në Don Bosko dy ditë më parë. Mësohet se shumica e ktyre kontakteve rezultojnë të fikura, por qëllimi është zbardhja e komunikimit mes tyre, në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje mbi njerëzit që qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalin të Fatjon Muratit dhe vranë banakieren Mimoza Paja.

Masakra ndodhi në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Tashmë është shpallur në kërkim.

Advertisement