Rajon
Masakra në Serbi, komentet skandaloze në profilin në Instagram të 21-vjeçari që ekzekutoi 8 persona
Një krim i tmerrshëm goditi Serbinë, këtë herë në Mlladenoc , në fshatin Dubonë, ku pati të shtëna me armë zjarri në të cilën u vranë më shumë se 10 persona, duke përfshirë një polic (20), motrën e tij dhe një të ri tjetër (21).
Uroš.B. ka hapur zjarr me automatik dhe ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë. Ai i kreu ekzekutimet në 3 fshatra në Serbi.
Mirëpo, të dridhura shkaktojnë edhe komentet që kanë dalë në profilin e tij në Instagram. Në profilin e tij në Instagram ka dalë një fotografi e re e tij me komentin “Prangiam na keca”. Më tej, mund të lexoni çdo gjë dhe gjithçka, ndërsa komentet që ranë në sy janë ato në të cilat përdoruesit e rrjetit të lartpërmendur e quajnë atë “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”.