Connect with us

Kosova

Masat ndëshkuese nga BE/ Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet: Hiqini menjëherë

Qeveria e vendit sërish i drejtohet Bashkimit Evropian me kërkesën e njëjtë për heqjen e plotë të masave të vendosura ndaj Kosovës.

Ka folur për mediat Klisman Kadiu, shef i kabinetit të zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit.

Ndër tjera, ai pohoi se kështu duhet të veprohet me që vet shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel, ka treguar se janë përmbushur kushtet për tërheqjen e masave.

“Ishte vetë letra e z. Borrell e 3 qershorit 2023, ajo që vendosi kushtet për vendosjen e masave ndaj Kosovës, që pasoi me marrëveshjen e Bratisllavës, dhe vetë përfaqësuesi i lartë Borrell i cili i ka propozuar fillimisht ato, ka më shumë se një muaj që ka konstatuar se të gjitha kushtet janë përmbushur dhe masat duhet të hiqen”.

“Meqë është konstatuar përmbushja e kushteve, nuk ka nevojë as për heqje graduale, e hiç më pak për mbajtjen e tyre, por duhet largimi i plotë dhe i njëhershëm i masave”, ka thënë Kadiu.

Advertisement