Kronike
Mashtrimi me TVSH
Pas një hetimi 2 vjeçar, gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për 13 biznesmen dhe detyrim paraqitje për 4 të tjerë.
Organi i akuzës së kryeqytetit, ka zbuluar se këta shtetas, me kompanitë e tyre, i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej afro 3 milionë euro, pasi kanë shmangur detyrimet për të paguar TVSH-në.
Analizimi dhe studimi i të dhënave të këtyre bizneseve, të cilat kanë qenë nën hetim që prej 2020-tës, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.
Këto fatura, biznesmenët e arrestuar, i kanë injektuar në mënyrë direkte në biznese të tjera që operojnë në fusha të ndryshme në Shqipëri. Vlera e faturave fallco, shkon 1 miliardë e 260 milionë lekë. Krahas kësaj, biznesmenët kanë rritur fiktivisht edhe shpenzimet e tyre vjetorë duke ulur normën e Tatim Fitimit për biznese e tyre.
Prokuroria e Tiranës, ka gjetur se të 17 biznesmenët kanë bashkëpunuar me njërit tjetrin dhe kanë kryer veprat penale të Skemë Mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, e kryer në bashkëpunim.
Hetuesit thonë se këta shtetas, kanë mundur të përfitojnë nga mos-pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të paligjshme.
Hetimi, siç duket nuk do të ndalet me kaq, pasi prokurorët e çështjes dyshojnë se në këtë skemë kriminale mashtrimi, janë të përfshirë persona dhe biznese të tjera, por edhe zyrtarë të administratës.
https://www.youtube.com/watch?v=cZScx8G46wU