Connect with us

Kosova

Maskarada në kurriz të Kosovës/ Llogaritarët politikë dhe karriget e pushtetit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike.

Albert Krasniqi, nga organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+), vlerëson se zgjedhjet mund të jenë e vetmja rrugëdalje, në rast se mungon kompromisi për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, ai nuk pret që ato të sjellin ndryshime të mëdha në përfaqësimin e partive në Kuvend.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zgjedhjet e reja nuk do të zgjidhnin asgjë. Deputeti dhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri u shpreh se ato do të ishin thjesht  “përsëritje e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, persa i përket rezultateve që do të dilnin prej tyre.

Sipas tij, edhe nëse Vetëvendosje e përmirëson fjalorin ndaj partive të tjera, kjo me shumë gjasa nuk do ta ndryshojë qëndrimin e LDK-së për bashkëpunim me të. Por, ai nuk e përjashton mundësinë e ndonjë bashkëpunimi në të ardhmen, nëse rrethanat, siç shprehet, bëhen më favorizuese.

Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i zhvillimeve politike tha se fjalori aktual ndërmjet partive politike po i largon ato gjithnjë e më shumë nga mundësia e bashkëpunimit dhe se gjuha përçarëse është kthyer në pengesë serioze për ndërtimin e çdo lloj bashkëpunimi paszgjedhor.

Advertisement