Kosova
Mbajeni Vuçiçin në dylbi/ Ish ambasadori holandez tregon planet e Beogradit

Sipas ish ambasadorit holandez ne Prishtine, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet sfida kryesore për qeverinë e re të Kosovës, dhe se nuk ka arsye për kompromis për Unionin e Komunave me shumicë serbe.
“Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin. Së pari, Serbia duhet të dorëzojë diçka konkrete, pershembull të ketë një marrëveshje të detyrueshme, ku të përcaktohet qartë ‘nëse njera pale ben dicka, edhe pala tjeter duhet te levize per te falur dicka. Por aktualisht çështja është e tillë që ne rastin konkret po I kerkohet Kosoves qe te bej hapa perpara per themelimin e asociacionit, e vetem paskesaj Serbia mund te filloje te realizoje dicka nga marreveshja e arritur ne Bruksel dhe Aneksi I saj ne Oher, dhe gjë që është e çuditshme”, theksoi ish ambasadori holandez ne Kosova
Sipas tij përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë do të jetë një sfidë për këdo që drejton degën ekzekutive.
“Ky është problemi kryesor, të paktën në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Me qeverinë e re në Shtetet e Bashkuara, kjo është edhe më e rëndësishme, sepse duket se qeveria e re në SHBA do jetë miqësore me Serbinë dhe nuk duket se do të jetë e interesuar për demokracinë, pavaresisht se ne Serbi po zhvillohen prej 4 muajsh protesta, por kjo gje as që nuk i intereson, prandaj dhe ata nuk po reagojnë pozitivisht. Kjo sjellej amerikane do të jetë negative për Kosovën”- shpjegoi Robert Bosch dhe shtoi se Trump është krejtësisht i paparashikueshëm.
“Presidenti i SHBA-së Trump është krejtësisht i paparashikueshëm. Një ditë ai thotë një gjë, ndërsa të nesërmen diçka krejtësisht ndryshe. Kohët qe do vijne nuk duken pozitive. Nëse arrihet një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtines nën presionin e kësaj administrate, ajo mund të jetë sërish negative për Kosovën” – potencoi diplomati……..Robert Bosch, ish ambasador i Holandes ne Kosove, tha se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe se ato nuk duhej te ishin imponuar, kurse lidhur me situatën e sigurisë në rajon, ish-ambasadori u shpreh gjithashtu se trupat e KFOR-it janë “jashtëzakonisht të rëndësishme”.
“Në Bosnje është vetëm EUFOR-i, i cili fatkeqësisht nuk ka mandat të njëjtë me KFOR-in, sepse nëse EUFOR-i do të kishte të njëjtin mandat si KFOR-i, do të mund të bënte më shumë kundër kreut te entitetit serb ne Bosnje, Milorad Dodiku. Prandaj Kosova duhet të jetë shumë e lumtur me praninë e KFOR-it”, tha Robert Bosch
Ish-ambasadori holandez, duke iu referuar situatës në Serbi, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përballet me protesta masive, tha se ai mund të përpiqet të shkaktojë telashe diku tjetër për të larguar vëmendjen nga ngjarjet në Beograd, dhe sipas tij, prandaj “vigjilenca është shumë e rëndësishme, por duket se edhe KFOR-i është mjaft i kujdesshëm”.

