Connect with us

Kosova

Mbrapa kthehu/ Bislimi: Plani i Lajcak favorizon Serbinë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit. Ai ka thënë se Kosova është e brengosur me draftet që deri tani janë paraqitur nga Miroslav Lajcak, meqë sipas Bislimit plani i Lajcak është selektiv dhe lë anash disa pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike.

Zëvëndëskyreministri i Kosovës ka thënë se plani i Lajcak iu kushton vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes.

“Është e panevojshme të punohet edhe më tej në konretizimin e disa dokumenteve për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Tema e parë që kemi është plani i sekuencimit. Ne draftin e fundit të paraqitur nga emisari Lajcak, në mënyrë të njëanshme iu kushtohet më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë” – deklaroi Besnik Bislimi

Advertisement