Kronike
Mbyllet kopshti i ‘Zubeyde Hanim’
Pas mbylljes se kolegjit “Mehmet Akif Ersoi” Ministria e Arsimit dhe Sportit dha urdhër në datën 15 shtator që të mbyllej edhe kopshti “Zubeyde Hanim” në Tiranë, pjesë e shoqërisë së kolegjit “Turgut Ozal”.
Pas këtij vendimi dhjetra fëmijw dhe prindër kanë dalë këtë të enjte para Kryeministrisë për të kundërshtuar vendimin.
Kjo protesë u organizua nën sloganin “Reago për fëmijën tënd, protesto për padrejtësitë.
Prindërit e kanë cilësuar si të padrejtë vendimin ë qeverisë pasi sipas tyre për fëmijët po bëhët edhe më e vështirë mbyllja e këtij institucioni.
Protesta e organizuar nga prindërit ka vijuar për disa minuta, ndërkohë që aty u vendosën edhe banka ku fëmijët mundën të pikturonin dhe të provizonin një orë normale mësimi në këtë kopsht.
Një tjetër prind u shpreh se mbyllja e kopështit I solli në këtë vendim për të protestuar para Kryeministrisë.
Ndërkaq mediat turke raportuan dje se vendimi për mbylljen e këtij kopshti erdhi pas kërkesës së Presidentit Erdogan.
https://www.youtube.com/watch?v=rn7zqNHcsW0