Politike
Më 16 shtator, Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE

Më 16 shtator, do të mbahet Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në. Kryeministri Edi Rama thekson se me ftesë të Danimarkës, e cila mban aktualisht presidencën e Unionit, do të hapin edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, duke e cilësuar si një tjetër gur kilometrik në rrugën evropiane.
Këto 4 kapituj, thotë kryeministri, i shtohen 24 kapitujve të tjerë që janë hapur brenda rreth një viti, që sipas të cilit, shënon një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
“TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet…Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.
Bashkimi Evropian është optimist se brenda 2030-0s Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës.

