Bota
“Me 32 shtete të forta”, Biden: Ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët
Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të Aleancës me anë të një fjalimi duke vënë në pah unitetin e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë. Po ashtu Biden ka nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës teksa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.
“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta. Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha Biden teksa mirëpriti udhëheqësit e NATO-s.
Takimi i NATO-s vjen në një moment prove për presidencën e demokratit Biden. Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publikisht që të heqë dorë nga fushata për Shtëpinë e Bardhë.