Pinknews
Me djalin e Jozefinës/ Cindy: E kisha me dy mendje
Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit. Ish-Missi, e cila është një ndër konkurrentet e spektaklit “Dance Albania” shpesh herë është ngacmuar për lidhjen e saj me Genar Topallit dhe së fundmi ajo zbuloi se kur është njohur me djalin e ish-kryeparlamentares.
Sakaq Cindy theksoi se Genari e shtyu që të merrte pjesë në spektaklin e kërcimit.
‘Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më ndoqi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë.’- u shpreh ajo.
‘Të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh, të provosh me veten dhe ta fitosh’. Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin”- u shpreh modelja.