Kronike
“Më falni!”/ Çfarë shkruante në letrën e faljes autori që vrau studenten shqiptare?

Mark Samson kërkon t’i dërgojë një letër familjes së Ilaria Sulës për t’i kërkuar falje. Sipas avoktatit, Fabrizio Gallo, klienti i tij u shpreh sot se ai kërkon t’i kërkojë falje familjes së ish-të dashurës së tij, për krimin e kryer.
23-vjeçari filipinez shprehet se avokati do të përpiqet të shpjegojë arsyet e “pakuptimta” të veprimeve të tij, dhe i është lutur nënës së tij, e cila e ndihmoi të fshehë krimin duke pastruar gjakun e shqiptares nga dhoma, që ta ndihmojë atë si të shprehi keqardhje. Samson shprehet se kërkon ndihmë si të kërkojë falje prindërve të ish-partneres, që e vrau, pasi nuk mundet ta bëj i vetëm në këto momente.
Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

