Pinknews
Me fustan trasparent, Dua Lipa rrëmben të gjithë vëmendjen në premierën e Barbie
Dua Lipa rrëmbeu të gjithë vëmendjen në premierën e filmit Barbie në Los Anxhelos. Këngëtarja 27-vjeçare, e cila ka ndryshuar profesion këtë herë, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.
Ajo u shfaq me një veshje të tejdukshme, e cila i ekspozonte linjat.
Përveç Margot Robbie dhe Gosling, pjesë e kastit do të jenë dhe Issa Rae, Simu Liu, Michael Cera dhe Kate McKinnon, ndërkohë që Helen Mirren do të jetë narratorja.
Në vitin 2021, Dua Lipa njoftoi se do të bënte debutimin e saj në aktrim në thrillerin Argylle, i cili ende nuk është publikuar. Që kur hodhi në treg albumin Future Nostalgia në vitin 2020, këngëtarja ka bashkëpunuar për materiale të reja me Megan Thee Stallion dhe Calvin Harris. Vitin e kaluar ajo u emërua ambasadore nderi e Kosovës nga presidentja e vendit.