Connect with us

Kronike

Me kallashnikov dhe municione të tjera luftarake në banesë, arrestohet 57-vjeçari

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”, kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i hetimit me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Gjatë operacionit, në banesat e 2 vëllezërve u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe procedohet në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;
1 armë gjahu gjysmë automatike;
1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);
2 pushkë pneumatike;
1 armë pneumatike me dylbi të montuar;
1 palë dylbi;
1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement