Connect with us

Kronike

“Më kanë kërcënuar…”/ Gruaja vrau veten, Xhemal Loka mohon akuzat në gjyq

Bashkëshorti i i Bedrie Lokës, Xhemal Loka ka deklaruar se është kërcënuar nga njerëzit e ish-gruas së tij. Duke folur para gjykatës, Loka ka deklaruar se atë e kanë marrë në telefon anonimisht kur ndodhej në Greqi dhe e kanë kërcënuar. Po ashtu ka thënë se me gruan ka pasur debate vazhdimisht, por jo konflikte që të shkonte në masë ekstreme.

“Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vete. Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim. Më ka kërkuar të qëndroj e të mos largohem pa nisur djalin për Itali, sepse nuk e përballoj dot se duheshin disa dokumente. I kam thënë se do të qëndroj deri me datë 10 janar. Por ti bëj ç’të duash, por ama kur të dalësh të kesh me vete një fëmijë. Nuk kam pasur kurrë armë në shtëpi. Kurrë nuk kam përdorur armë. Nuk di se çfarë don ajo armë në shtëpinë time,” tha ai.

Advertisement