Aktualitet
“Më mban në GOJË”/ Eskalon debati mes Bardhit dhe Ballukut: Eja, eja…
Seanca plenare e mbajtur sot me rikthimin e Opozitës në Kuvend u shoqërua me debate mjaft të forta. Deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi hodhi akuza kundrejt Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe vëllait të këtij të fundit.
Sipas Bardhit, vëllai i Hoxhës do ta pësojë bashkë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku për shit-blerjen e energjisë elektrike, por nuk dha më shumë detaje.
Pas këtyre akuzave, Balluku e ftoi Bardhin në Fier, ku tha se e pret një event në të cilin ai mund ta shpqëronte meqë kishte dëshirë të fliste për të.
Demokrati replikoi, por në atë moment Balluku la Kuvendin, pavarësisht thirrjeve të Bardhit për t’ia dëgjuar përgjigjen deri në fund.
“Hajde, hajde, hajde se kemi event në Fier, se ke gjithë ditën. E hape dhe e mbylle me emrin Belinda në gojë. Të jam kthyer në një fiksim. Belinda dhe Fieri, ky është fiksimi i të së vërtetës” u shpreh balluku teksa bardhi tha:Zonja kryetare, në bazë të nenit 4, ne deputetët kemi bërë betimin që do të punojmë me gjithë….mos ik o Belinda, pse po ikën