Kronike
“Më mori paratë”/ Vrau të atin me armë gjahu, zbardhet dëshmia e 34-vjeçarit
Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Durrës.
Dyshohet se një sherr për para, është bërë shkak që Esmerald Balla të vrasë me pushkë (armë gjahu) babain e tij Enver Balla. Autori dyshohet të ketë deklaruar se babai i kishte marrë paratë dhe sherri mes tyre kishte agravuar.
34-vjeçari e ka pranuar krimin e kryer, por ende nuk e ka treguar motivin e plotë. Ndërkohë policia ka sekuestruar armën me të cilën u krye krimi.