Rajon
“Më opero tani…”, shqiptari kërcënon kirurgun grek
Një pacient me origjinë shqiptare mësohet se ka kërcënuar një mjek të spitalit “G. Gennimatas” në Selanik, duke i kërkuar një operacion të përshpejtuar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 24 tetor, brenda në spital, ku pacienti 31-vjeçar ka ardhur për të rezervuar një takim para operacionit.
Kur mjeku 45-vjeçar e informoi se takimi i disponueshëm është për vitin e ardhshëm, ai ka nisur kërcënimet ndaj tij, konkretisht duke e kërcënuar me fëmijët.
Në këto rrethana, mjeku ka kontaktuar policinë dhe burri me origjinë shqiptare është arrestuar.
Sipas informacioneve, bëhej fjalë për një operacion ortopedik, pas një operacioni tjetër të mëparshëm.