Connect with us

Bota

“Më shtypën, duhej të…”/ Ditëlindja kthehet në tragjedi! Zbulohet e vërteta e vrasjes në Itali, 17-vjeçari shfaros familjen e tij

Ka marrë një tjetër rrjedhë vrasja e ndodhur në Itali një ditë më parë, ku tashmë autori është djali 17-vjeçar.
“Më shtypën, më duhej të çlirohesha”, këto janë fjalët që ai ka thënë përpara autoriteteve.
Adoleshenti ka vrarë babain, nënën dhe vëllain e tij, e më pas ka njoftuar policinë për krimin, por duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.

Paderno Dugnano deklaroi fillimisht për policinë se ka vrarë babain e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën dhe vëllain.

Por më pas ai ka pranuar krimin, ku ka treguar se ka vrarë familjen në ditëlindjen e të atit.

….LAJMI NE PERDITESIM

Ekspertët italianë nuk po gjejnë dot motivin që nxiti 17-vjeçarin e cilësuar si “Anjshtanji i ri”, që të ndërmerrte krimin e trefishtë në familje, duke shkaktuar masakër të vërtetë dhe pothuajse shuarjen e saj (tashmë ai është i vetmi i mbijetuar).

Për psikologët kjo dinamikë kriminale ndodh shumë rrallë, kur faktorët psikologjoko-socialë kryqëzohen ekstremisht mes tyre.

Kjo ka ndodhur edhe në masakrën ku djali i quajtur Ricardo, pas festës së ditëlindjes së babait 51-vjeçar Fabio C., (i quanin edhe “Familja Mulino Bianco”), biznesmen ndërtimi në zonë, e vrau atë me thikë dhe më tej nënën 49-vjeçare Daniela dhe vëllanë 12-vjeçar, Lorenzo.

Por dëshmia e të miturit ende nuk është detajuar për rrethanat dhe motivet, pasi ai ende nuk ka dhënë version të qartë për atë që ndodhi duke gdhirë e diela (1 Shtator), në zonën e Paderni Dugnano, në Monza, Milano.

Në fillim i mituri e shiti si një krim të të atit dhe më tej ai, që në gjaknxehtësi e për t’i mbrojtur nënën dhe vëllanë, qëlloi mbi 51-vjeçarin. Por rreth orëve të mbrëmjes së diel, Ricardo dha versionin e ri: “I vrava unë të gjithë”, tha talenti i Matematikës për hetuesit.

Krimi i veshur nga misteri, nxënësi shembullor i kthyer në vrasës të familjes

“Nga dikush që arsimohet në shkencë, luan lojëra matematikore dhe ka një familje të tillë, si mund të presësh diçka të tillë?”, ishin reagimet e banorëve të zonës, shkruan “La Repubblica”.

Ata s’e shpjegojnë dot ngjarjen e rëndë në “Via Anzio”.

Misteri ndodhet ende brenda mendjes dhe trupit të nxënësit që për tre javë mbush 18 vjeç. Paraprakisht ekspertët e kanë një shpjegim sipas dinamikës. I pari është vrarë vëllai i vogël, Lorenzo 12-vjeçar, teksa flinte. Pra ndoshta edhe xhelozia për vëllanë e vogël mund të ketë ndikuar në një dinamikë sjelljesh të mëparshme.

Dhe më pas prindërit, nëna Daniela dhe babai Fabio, teksa hetuesit gjetën 51 qirinj të fikur nga festa e kthyer në mort e ditëlindjes.

Kryefamiljari njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, që zotëronte kompaninë VMF, të trashëguar nga familja e tij. Shumë nga shtëpitë e zonës me tulla dhe kopshte i kishte ndërtuar ai, ku në një prej tyre jetonte edhe vetë.

Familje e qetë dhe me aktivitete gazmore apo guida që mbushnin rrjetet sociale në profilet e viktimave.

“Ishin familje e bukur dhe e qetë, jemi të habitur”, shprehen fqinjët.

Cifti italian dhe banesa e krimit

Daniela punonte  në dyqanin e të brendshmeve dhe kostumeve në Cinisello Balsamo, aty pranë dhe e martuar me Fabion që nga viti 2012. Ajo ishte krenare për fëmijët e saj, madje 17-vjeçarin autor të masakrës e cilësonte “fëmija im Anjshtajn” në postimet në rrjetin social, duke hedhur edhe foto teksa luante në U-19, të një ekipi volejbolli në brendësi të Milanos.

Adoleshenti cilësohej talent në Matematikë, nëna e quante “Anjshtajn”

Të gjithë janë çuditur nga ajo që ndërmori 17-vjeçari apo faktorët psikikë që e nxitën në krimin makabër. Vetëm pak kohë më parë ai shihej para hyrjes së Bocconi, duke marrë pjesë në finalet kombëtare të lojërave të Matematikës.

“Ajnshtajni im”, e thërriste e ëma, Daniela. Ai do të kthehej në shkollë në ditët në vijim, për vitin e fundit në shkollën e mesme shkencore Gadda. Thuhej se ishte fenomen me numra, por klasën e katërt e kishte lënë me borxh në matematikë.

Dëshmia e parë për shkaqet: U ndjeva i huaj, i shtypur…

Dhe i pyetur dje nga hetuesit nëse kjo mund të ketë pasur ndonjë rol në vrasjen e tij, ai vetëm tundi kokën, shkruan “La Repubblica”.

Por ka shtuar se:

“U ndjeva i huaj nga kjo familje. Si, nuk mund të thosha… mirë: i shtypur. Nuk mund t’ju them për sa kohë. Për një kohë. Dhe mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja edhe nga ky problem, kjo ndjenjë”!.

Kush fillimisht ia vë përgjegjësinë babait, pastaj pranon gabimet e tij. Dhe faktori psikologjik i lidhur me moshën e tij si adoleshent në rritje, duket se është shpjegimi më i mirë për atë që ndodhi.

Fotot në rrjetet sociale

Ende habia e të gjithëve.

“Ai ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, ai është një djalë i qetë, i zgjuar, në rregull. Ai luan sport. Personi i fundit që pret të bëjë dëm”, përshkruan një mik. Një djalë “i pastër”.

Fabio C., dhe familja e tij gjatë pushimeve në Venecia

Në fotot në rrjetet sociale i përqafuar nga babai përballë sushit, nën ballkonin e Zhulietës në Verona, në një udhëtim në kryeqytetet e Evropës Lindore dhe në dëborë. Faqe për faqe me vëllain e tij Lorenzo, me të cilin së fundmi ndante edhe pasionin për notin, në breg të detit.

Askush nuk mund të shpjegojë. Kryetarja e bashkisë Anna Varisco, e cila shpalli zinë e qytetit për sot (2 Shtator), flet për «një familje normale si shumë të tjera të njohura në qytet”.

Askush nuk e shpjegon dot

“Ai shkoi në shkollë me vajzën time, shkuam me pushime bashkë, e pashë babanë (Fabion) një muaj më parë, ishte një familje fantastike, e lumtur. Është e pamundur, nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur”, janë fjalët mosbesuese të Andreas, baba i një vajze në të njëjtën moshë me Riccardo, 17 vjeç.

Tani për tani atë që ndodhi vetëm psikologët e sprovuar mund ta shpjegojnë.

Advertisement