Connect with us

Aktualitet

“Më tha se vetëm do ta grabisnim”, rrëfehet shoku i 39-vjeçarit që vrau partneren shqiptare

I jepet sot lamtumira e fundit Gjeorgjisë, 41-vjeçares shqiptare shtatzënë, e cila u vra me thikë nga partneri i saj në Greqi. Ngjarja ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ndërkohë që 39-vjeçari ishte ndihmuar nga miku i tij 34-vjeçar.

Ndaj dy të pandehurve është ngritur akuza për vrasje, ndërprerje të shtatzënisë dhe grabitje si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm, ndërsa pas afatit që kanë marrë dje pritet që t’i kërkojnë falje hetuesit mëngjesin e së shtunës.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen, nuk di asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej kufoma”, thotë partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë.

Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçares, Othona Papadopoulos, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje, pohon se nuk kishte asnjë përfshirje dhe se nuk kishte dijeni për vdekjen e saj. Nga informacionet, 39-vjeçari ka gjithsej 45 dosje kundër tij për raste të ndryshme, përfshirë rrahjet, dhunën në familje dhe një akuzë për përdhunimin e motrës së tij .

Nga ana e tij, i pandehuri i dytë, 34 vjeç, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës, njoftojnë mediat greke.

“Ai nuk kishte asnjë motiv tjetër, aq më pak qëllim vrasjeje. Fillimisht ka marrë pjesë në neutralizimin e gruas dhe më pas, pas një tundje me kokë nga partneri i saj, është nisur për në katin e poshtëm ku ka qëndruar për një kohë. Më pas shoku i tij ka zbritur nga banesa dhe e ka njoftuar se gruaja ka vdekur”, tha avokati i tij.

34-vjeçari pohon se për sa kohë ka qenë i pranishëm në banesë, gruaja fatkeqe ka qenë gjallë dhe e palëvizur, ndërsa pranon se ka marrë pjesë në procesin e transportimit të trupit në zonën pyjore të Selanikut.

“39-vjeçari më siguroi se gruaja nuk do të pësonte asgjë. Pastaj, sapo u informua nga shoku i tij se gruaja kishte vdekur, ai dëshironte të ndalonte këtë akt dhe të shkonte në polici, por 39-vjeçari e ka ndaluar dhe madje kërcënuar se do të pësonte të njëjtin fat si gruaja.”, tha avokati.

Advertisement