Pinknews
Me veshje transparente dhe poza “hot”, Eleni Foureira i vë “flakën” Instagramit

Eleni Foureira ka postuar në Instagram pjesë nga koncerti i saj i fundit. Ajo ka pozuar para aparatit me një fustan të tejdukshëm përpara, ku ishin të dallueshme të brendshmet e zeza. Ajo e kompletoi look-un e saj me çizme me taka të larta ngjyrë kafe dhe një gjerdan argjendi të ngjashëm në qafë. “Po tundem në skenë, jam e çmendur ”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj, i cili ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime që në minutat e para.

