Aktualitet
Media heshti për helmimin – Pse askush s’e raportoi këtë skandal në kohë?

Një skandal tronditës ka përfshirë qytetin e Gramshit, ku dhjetëra fëmijë të një kopshti janë helmuar me salmonelë, duke sjellë shqetësim të madh tek prindërit dhe komuniteti. Prokuroria ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë dhe ka sekuestruar kartelat mjekësore të fëmijëve si dhe procesverbalin e kontrollit të ushqimeve të përdorura në institucion.
Por pyetja e madhe që po ngrihet është: a është fshehur ky skandal nga autoritetet?
Për këtë foli në emisionin Aktualitet Granit Sokolaj nga Qendra Alert, i cili ngriti dyshime serioze mbi mënyrën se si është menaxhuar rasti nga institucionet përgjegjëse.

