Connect with us

Kosova

Mediat e quajnë ‘urrejtës të serbëve’, kë po sulmojnë ato dhe lidhja me Kosovës

Ish zëdhënësi i NATO-së gjatë kohës së bombardimit të ish Jugosllavisë Jamie Shea  ka deklaruar se “Kosova do duhej të bëhet pjesë e NATO-s në 9 muajt e parë të vitit 2024”, gjë që ka nervozuar mediet serbe, të cilat e kanë etiketuar atë si “urrejtës i serbëve” –  shkruan “Informer”

Sipas tij, kjo duhet të ndodhë, pasi vetëm kështu, kushdo lideri i ardhshëm amerikan që do të zgjidhet pas zgjedhjeve presidenciale më nëntor 2024, nuk do ta kishte mundësinë e ndryshimit të kursit

“Serbia edhe më tutje do të ketë një fqinj të rëndë, por kapaciteti i krijimit të problemeve serioze do mbetet i kufizuar”  – tha Shea, i cili citohet të ketë thënë se, bazuar në paqartësitë aktuale gjeo-politike, çështja kryesore mbetet evitimi i thellimit të krizës dhe bashkëngjitja e Kosovës, strukturave euro-atlantike në pjesën e parë të vitit që vjen.

Ish zyrtari i Aleancës së NATO-së më së shumti i frikësohet fitores së Rusisë, prandaj tërheq vërejtjen se suksesi i Moskës mund të shkaktojë rreziqe për perëndimin.

“Secila zgjidhje, tjetër përveç pavarësisë së plotë të Kosovës, përsëri do ndez konflikte dhe mund ta bëjë situatën shumë më të rëndë se kjo aktuale” tha Shea, sipas te cilit, është më mirë të integrohet bashkësia serbe ne Unionin Europian, se të lejohet që ajo qe të instrumentalizohet apo manipulohet nga jashtë.

“Lufta kundër grupeve separatiste duhet të bëhet në nivel lokal qoftë në Mitrovicë apo Mariupol” tha ish zedhenesi i Aleances.

Shtrohet pyetja nëse në krye të Amerikës vjen Trump, a do jetë Kosova prioritet, duke parë sfidat e politikës globale?  Trump ndoshta nuk ishte personalisht i përfshirë në çështjen e Kosovës, por ai nuk ndaloi bashkëpunëtorët e tij të punonin me Prishtinën dhe nuk ndaloj pjesëmarrjen amerikane në KFOR. Mendoj se duhet të jemi të hapur në këndvështrimin potencial të tij në një mandat të dytë, por të shohim çfarë do të ndodhë”  – ka thënë Jamie Shea .

Advertisement