Connect with us

Aktualitet

Mediu: Trump solli SHBA-të sërish në mesin e hartës, të gjithë ‘rrotullohen’ rreth saj

Kryetari i Partisë Republika, njëheraz deputeti Fatmir Mediu në një lidhje live nga Kievi ku ndodhet se bashku me një delegacion deputetësh, ka folur në lidhje me situatën në Ukrainë dhe pritshmëritë për një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Mediu u shpreh edhe për presidentin Trump, që sipas Mediut e ka kthyer Amerikën në qendër të zhvillimeve dhe aktorët sillen rreth saj.

‘Ndryshimi i kufijve për Ukrainën është një gjë që nuk pranohet. Pastaj kush mund të jenë statuset tranzitore që mund të krijohen në Donbas, ku pretendohet se ja një influencë ruse, sepse është një territor i pushtuar, është një çështje që vlen për tu diskutuar.

Përveç garancive të sigurisë, apo të proceseve të rindërtimit të Ukrainës, do të jepen edhe garanci juridike të detyrueshme, që nuk lejojnë cenimin e territoreve.

Ne si parlamentar mbajtëm qëndrim që nuk mund të ketë ndryshime të kufijve të përcaktuar nga OKB.

Megjithatë realiteti është ky që është dhe nëse flasim për një proces paqeje padyshim që do të përfshijë ambiciet dhe problemet e palëve.

Ideja e Zelenskyt është që, mund të diskutojmë çdo pretendim të Rusisë, dhe duke e njohur historinë e largët dhe të afërt të Rusisë, çdo pretendim që është abuziv do ketë përgjigjen e vet.

Shqetësimi që kanë europianët është se, sa do të lëshojë Trump në favor të Putin, por ajo që unë vërej si gjë pozitive që kemi një president të SHBA, i cili ka kthyer në qendër SHBA-të dhe gjithë aktorët rrotullohen rreth qëndrimeve të presidenti Trump’, tha Fatmir Mediu

Advertisement