Connect with us

Bota

Meloni arrin të zbusë Trump? Presidenti : Do ketë 100% një marrëveshje tregtare me BE, por…

Gjatë takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ai tha se do ketë një marrëveshje tregtare, por do jetë e drejtë.

Kur u pyet se pse ndodhet në Uashington, Meloni tha se beson në “unitetin e Perëndimit”.

Trump më pas tha se Meloni “beson te presidenti”, me të cilin ajo u pajtua dhe tha: “Ne duhet të rritemi së bashku, kjo është arsyeja pse unë jam këtu”.

“Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, tha Trump teksa shtoi se SHBA dhe Italia kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Meloni aprovoj fjalët e presidentit dhe tha se është e bindur se mund të arrijë një marrëveshje me Trump.

“Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht me njëri-tjetrin”, tha kryeministrja.

 

Advertisement