Connect with us

Politike

‘Meqënëse të rreshqiti këmba, po ta rras edhe unë një tullë pas qafe’

Erion Veliaj ka folur për herë të parë sonte në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë së Tiranë.

Kretari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar ngjarjet në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin “Top Story”, ai nënvizoi se për përgjegjësitë e tij politike ka kërkuar ndjesë me dorën në zemër.

“Për përgjegjësitë e mia politike kam kërkuar ndjesë me dorë në zemër. Patjetër, që jam prekur thellë dhe nuk do pranoj kurrë që një njeri të quhet 100% i keq vetëm sepse u akuzua, se kjo ndodhte në komunizëm kur retushoheshin fotot dhe ti ikje nga fotot se mund të kishe bërë një ofezë për partinë dhe harrojë që ti kishe qenë inxhinier dhe bëheshe sabotator; harroje që ti kishe punuar në këneta për tharjen dhe bonifikimin dhe bëheshe sabotator. Nuk jemi më në atë periudhë, kur thua: ah, meqë të rreshqiti këmba, po ta rras edhe unë një tullë pas qafe. Unë këtë nuk e pranoj dot. Janë bërë punë të jashtëzakonshme. Kush punon edhe gabon, por të kemi bërë faj dhe me qëllim të kemi gabuar në këtë proces dhe projekt për qytetin, faj s’kam bërë. Më rezulton që kur ka një dyshim, bashkia, qeveria, ministria, kryeministri, kryetari i bashkisë janë pronto për të bashkëpunuar. Kjo është diferenca. Por që unë të mbaj pishtarin e njerëzve, t’u vë spiunë sikur unë të kem një qeli në bashki…Për çdo portal që më vë në gjobë të them përgjigju këtu, je apo nuk je? Shumë njerëz akoma mbajnë mend fletë rrufenë”, deklaroi Veliaj.

“Sot doja të vija këtu, do doja ta nisa për mea culpën dhe ndjesën e fjalës e së shtunës, por edhe për t’i thënë të vërtetat siç janë.  Nuk ka njeri bardhë e zi. Historia që të gjithë janë të korruptuar, nuk është e vërtetë. në një mijë punë të mira, nëse ka një punë që po dyshohet. Në parlament fjalimi i fundit ka qenë për hapjen e ligjit të dosjeve. Unë si kryetar bashkie sigurimsat që i rrinë njerzve poshtë fustanit nuk i kthejmë dot. Ajo që njerëzit 11700 duhet ti dish përmendsh, nuk e bëj. Atë që më lejon ligji e kam bërë, për administratën bashkëpunim total me prokurorinë.  Kurdo që më tërrasin në SPAK, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thrritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Për transformimin e Tiranës,  Sot ishin gjithë ministrat e turizmit në Tiranë, vitin tjetër jemi kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Nëse mendoni por asnjë prej nesh nuk është pa të metë. Përgjimit të njerëzve ligji nuk ja njeh kryetarve të bashkisë, por policisë. Monopolin e ndalimit të dikujt e ka policia dhe gjykata. Askush nuk dilte para drejtisës, tani maxhoranca e mështet këtë punë”-tha Veliaj.

Ai u shpreh se pasi ka dalë nga spitali ka mësuar për atë që kishte ndodhur, ndërsa tha se në 11 mijë veta staf në bashki, nuk mund të ketë edhe njerëz që kanë probleme me drejtësinë. Ai tha se vetë Bashkia i ka vënë në dispozicion Prokurorisë çdo dokument që ka kërkuar.

Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.

Advertisement