Connect with us

Pinknews

Meri rrëfen çfarë e bën të dashurohet pas një mashkulli: Më bën përshtypje gjatësia…

Gjatë një darke të organizuar nga “Big Brother Vip” banorët i kanë drejtuar disa pyetje njëri-tjetrit.

Sigurisht mes rrëfimeve janë treguar edhe histori dashurie apo është komentuar lidhur me preferencat e gjithsecilit.

Teksa Meri tregon për publikun dhe banorët disa nga gjërat që asaj i kanë bërë përshtypje më së shumti tek njeriu që ajo ka dashuruar, Juli me humorin e tij ka ngacmuar astrologen me një pyetje pikante.

Meri tregon se një nga veçoritë e ish-partnerit ishte gjatësia, Juli e ka ndërprerë duke e pyetur nëse e ka fjalën për gjatësinë e trupit apo jo.

Pjesë nga biseda gjatë darkës

Meri: Në përgjithësi nuk e kam pasur shumë të lehtë këtë punën e ndjenjave dhe tek personi që kam dashuruar më ka bërë përshtypje gjatësia, krenaria, prezenca dhe shikimi.

Juli: Më fal kam një pyetje, për gjatësinë e trupit e ke fjalën apo jo?

(Banorët shpërthejnë në të qeshura)

Meri: Po nuk kisha shkuar ende tek gjatësia tjetër unë isha akoma në njohje.

Advertisement