Connect with us

Aktualitet

Merr flakë në ecje makina në aksin Velipojë-Shkodër, shkak shkëndija elektrike

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Velipojë-Shkodër. Policia e Shkodrës njofton se një makinë ka marrë flakë gjatë ecjes. Gjithashtu efektivët shprehen se automjeti dyshohet se ka marrë flakë, për shkak të një shkëndije elektrike.

Njoftimi i Policisë: 

Velipojë/Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtuese shtetasen A. T. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të zjarrit. 

Advertisement