Pinknews
Merr fund romanca Al Pacino-Noor Alfallah, çifti divorcohet tre muaj pas lindjes së fëmijës
83 vjeçari Al Pacino dhe 29 vjeçarja Noor Alfallah janë divorcuar tre muaj pas lindjes së fëmijës së tyre. Noor Alfallah ka hapur gjyq për të fituar kujdestarinë e foshnjes, duke shtuar se ajo dëshiron gjithashtu që aktori I famshëm i filmit të ketë ‘kontakte të arsyeshme’ me të miturin.
Pacino dhe Alfallah ishin të lidhur në mënyrë romantike që nga prilli 2022 dhe mirëpritën djalin e tyre më 6 qershor në Spitalin Sinai Cedar në Los Anxhelos.
Aktori i Scarface është tashmë baba i tre fëmijëve me dy gra: ai ka binjakët 22-vjeçarë Olivia Pacino dhe Anton James Pacino me Beverly D’Angelo; dhe Julie Pacino, 33 vjeç, me Jan Tarrant.
Sipas gazetës DailyMail, Alfallah i tha gjykatës se ishte e gatshme t’i jepte yllit veteran të filmit kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre të vogël, gjë ka të bëjë me çështjet që lidhen me arsimin, fenë dhe trajtimin mjekësor
Po sipas gazetës, në dosjen gjyqësore nuk ishte përcaktuar një shumë specifike financiare për mbështetjesn ndaj fëmijës.