Connect with us

Kronike

Merushe Gjuzi ishte e “vdekur” për së gjalli, historia me zhdukjen e vajzës

Ishte zënë me bashkëshortin”, ishte kjo deklarata e gruas me të cilën po udhëtonte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, pas u hodh nga furgoni.

Sipas saj Merushja, dukej në gjendje jo të mirë psikologjike, ishte grindur me bashkëshortin: “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj.

Burime për VoxNews thanë se Merushe Gjuzi nga Rrogozhina ishte e “vdekur” për së gjalli, ajo kishte një histori trishtuese e cila po e brente cdo dite dhe më shumë.

Në vitin 2013 vajza e saj humbi kontaktet me familjen, kjo e shkatërroi Merushe Gjuzin e cila e kërkonte vajzën e saj me lot në sy në polici dhe në televizione.

Kjo histori e shkatërroi Merushen por nuk mjaftoi me kaq, pasi edhe dhëndri i saj, humbi jetën 6 muaj pas zhdukjes së vajzës së saj.

Pas zhdukjes së vajzës në 2013 në familjen e Merushes vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre.

Djali i vajzës së 55-vjeçares, vuante nga një sëmundje dhe e vetmja që kujdesej për të ishte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.

VoxNews zbuloi se disa vite më vonë vajza e Merushes bëhet e gjallë dhe ndodhej në Angli dhe nuk donte të komunikonte me familjen duke ‘shpikur’ historinë se ishte rrëmbyer.

Kjo brengë e madhe e rëndonte, Merushe Gjuzin, kjo histori i solli konflikte me burrrin e saj dhe nisën konfliktet dhe problemet familjare.

Ditën e sotme policia njofton se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes“.

Dhuna psikologjike që 68-vjeçari, ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 55-vjeçarja dyshohet se është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj.

Advertisement