Bota
Merz jep lajmin e madh: Ukraina mund të furnizohet me raketa me rreze të gjatë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka pohuar për të parën herë se Berlini nuk do të ndalojë – apo limitojë – më furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, duke nënkuptuar se edhe ato Taurus, do të mund të përfshihen në ndihmat e ardhshme për Kievin.
Po ashtu, kancelari gjerman pranoi gjatë një konference se Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë hequr kufizimet në furnizimet ushtarake për Ukrainën.
Një hap sa duket i madh dhe i rëndësishëm ky për mbështetjen që aleatët kryesorë ushtarakë të NATO-s pritet t’i japin Ukrainës për të vijuar mobilizimin e mbrojtjes ndaj sulmeve ruse, parë edhe mungesën e vullnetit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të shpallur një armëpushim.
Merz ka theksuar se “ne jemi të vendosur që duhet të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë Ukrainës, që ndodhet në vështirësi të tmerrshme”.
Sipas tij, fakti që sot po takohen për herë të parë është ndoshta sinjal i vogël, por i fortë.
Më parë, Merz ka thënë se fakti që delegacione të Rusisë dhe Ukrainës po takohen për herë të parë është një sinjal, të cilën ai e konsideron një sukses të vogël diplomatik drejt paqes
Kancelari gjerman ka ravijëzuar se demokracitë tona janë në rrezik.
“Nëse po tregojmë se jemi të gatshëm të zgjidhim problemet, bota do të tregojë se demokracitë tona janë të forta”.
Ai po ashtu ka treguar se i kërkuar qeverisë së tij të jetë e pranishme në Bashkimin Evropian, në institucionet evropian, për të treguar që Gjermania është e gatshme për një qasje të re.
“Jemi të vendosur se duhet t’i japim mbështetje të fortë Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që po takohen është një sinjal. Nuk duhet të ketë pikë dyshimi se jemi të angazhuar në mbështetje të Ukrainës”.

