Connect with us

Kosova

MESAZHI I FORTE që fshihet pas bisedës Trump-Osmani, Bytyçi zbërthen prapaskenat

Duke folur per takimin mes presidentit te SHBA, homologut francez dhe presidentes se Kosoves Vjosa Osmani ne Paris, profesori Enver Bytyçi u shpreh se takimi ishte vertete i shkurtër, por me domethënie të madhe, kjo sepse dha një mesazh të qartë se, Donald Trump dëshiron që konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë ta zgjidhë me presidenten si partnere.

Gjithashtu, Bytyçi nuk e anashkaloi rëndësinë dhe rolin e qeverisë, teksa tha se situatën ne ate menyre ne Paris mund ta ketë ‘servirur’ Emmanuel Macroni, pasi ai është regjisor i takimeve të tilla.

“Kjo do të thotë se administrata e Trump nuk ka ndërmend të diktojë zgjedhjen politike të Kosovës, as te liderët e saj. Por ndër dy liderët duket se preferon të flasë me presidenten, ndërkohë që roli i qeverisë nuk zbehet, sepse është kushtetues. Ndoshta një gjë të tillë e ka servir me pak dinakëri edhe Emmanuel Macron, si organizator dhe regjisor i takimeve të tilla politike e diplomatike. Macron është i njohur për të tilla simbolika. Ju kujtohet kur para gjashtë vitesh organizoi një event në Paris dhe “si rastësisht” e vendosi Hashim Thaçin afër presidentit rus, Vladimir Putin. Atëherë Putin i duhej zotit Thaçi për të garantuar njohjen e Kosovës pas ndarjes së saj. Tani Macron bëri të njëjtën gjë me Vjosa Osmanin. Nuk e di nëse Macron beson se Vjosa është ndryshe nga Albini, kur është fjala për interesat e Kosovës. Por di se nëse beson ne këtë, do të zhgënjehet”, theksoi Bytyç duke shtuar se “Në këto rrethana presidentja e Kosovës duhet të ndërtojë një projekt informimi për presidentin Trump dhe bashkëpunëtorët e tij. Duhet të informojë mirë e në detaje së paku tre persona kyç: Sekretarin e ri të Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm të CIA-s dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare. Këta janë njerëzit që kanë rol në vendimmarrjen e presidentit. Me qëllim që kjo vendimmarrje të jetë solide, e drejtë dhe mos cënojë territorin e Kosovës, ajo ka nevojë fillimisht për informacione në detaje”

Advertisement