Connect with us

Politike

Meta dhe Veliaj në përballje me drejtësinë/ Klodiana Lala zbulon detajet sekrete: Çështje tepër sensitive…

Dy nga figurat më të njohura politike në vend, Ilir Meta dhe Erion Veliaj, po përballen me drejtësinë për çështje korrupsioni.

Gazetarja Klodiana Lala tha se dosja ndaj Metës ka kaluar për gjykim dhe përfshin edhe Monika Kryemadhin e të afërm të tjerë.

Ndërkohë, Veliaj ndodhet në një fazë ku dosja ndaj tij po finalizohet dhe pritet të ndjekë të njëjtën rrugë ligjore si dosja e Metës. “Janë dosje shumë sensitive,” – theksoi Lala, duke shtuar se ndodhen përballë një realiteti të ashpër për dy politikanët, teksa i ka goditur rëndë edhe psikologjikisht.

Klodiana Lala: Sa i përket çështjes “Meta”, ka shkuar dosja për gjykim në gjykatë për Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ish-vjehrrën Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Është caktuar gjyqtarja, që është Irena Gjoka, që është akuzuar nga Berisha se ka fshehur dënim në Greqi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse do e kthejë dosjen për hetim apo do e dërgojë për gjykim. Meta po përpiqet që të dalë nga paraburgimi. Nga ana tjetër, SPAK ka ngritur një sërë akuzash, edhe për pastrim parash. Gjykata tha se Ilir Meta mund të intimidojë dëshmitarët.

 

 

Sa i përket zotit Veliaj, dosja është duke u “qepur”. Veliaj po shkon drejt ‘rrugës’ që shkoi ligjërisht Ilir Meta. Janë dosje shumë sensitive. Veliaj ka pasur shqetësime shëndetësore, teksa është dërguar në spital dhe është rikthyer, pasi ka bërë analiza. Për çdo njeri, po të jenë në paraburgim, është sikur të të ketë rënë çatia, imagjino për dy njerëz që kanë qenë me shumë pushtet. Mund të publikoj edhe libër, duke dhënë detaje, sesi politikanët e përjetojnë shumë keq burgun, sepse e cilësojnë veten të paprekshëm.

Advertisement