Politike
Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së
Në Konventën e Partisë së Lirisë Ilir Meta ka cilësuar si krim të madh djegien e mandateve. Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.
‘Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Kam bërë gabim që kam fol vetëm me 2 deputetë, por duhet të kisha folur më të gjithë një më një. I thash Haxhinastos, që pse e dogje mandatin? Më tha mendova se ti ishe larguar. Por si morë jam larguar unë nga beteja. Me 4 mln shqiptarë plus. Me organizmin që sot fillon nga e para. Sot në darkë do të mblidhemi. Gjysma e partisë sot është në emigracion.’- tha Meta.
Meta po ashtu kritikoi strukturat e partisë në lidhje me anëtarësimet e reja në parti. Meta foli në Konventë me mesazhet e Stalinit e Lenini, ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik
‘Do mblidhemi në komision organizimi dhe do bëjmë bilancin sot dhe do ta fillojmë nga vetja kur vija politike është e qartë ka thënë Stalini faktor vendimtar për fitoren mbetet organizimi. Lenini pushteti merret ose humbet çdo ditë, ose i bën njerëzit për vete ose i largon. Pse gënjehet Ilir Meta me foto?! 1000 të rinj i mbledh Ilir Meta sot, jo vetëm 15 veta. Çdo kush nga që ka 15 vite plus në parti, duhet të kishte nga 15 mijë të rinj nga mbrapa. Nuk është e lehtë që në kohë kaq të trazuara kërkojnë të shkatërrojnë identitetin shqiptar.’- tha Meta.