Politike
Meta fryn mediat greke: Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye
Ish-presidenti, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për median greke Open TV sa i takon çështjes Beleri, duke hedhur një lumë akuzash në drejtim të qeverisë së Edi Ramës. Ai tha se Beleri nuk u arrestua, por u “rrëmbye”, duke thënë se gjithçka ka qenë e parapërgatitur më parë, që ai të mos marrë Himarën. Për Metën, Beleri duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës, teksa hodhi akuza edhe në drejtim të drejtësisë, duke thënë se është e kapur nga Rama.
Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike. Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar.Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.
-A mendoni se Beleri është i pafajshëm?
Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.
A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?
Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit
A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?
Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.
Ky reagim vjen pasi pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg Alfred Belerin për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.