Politike
Meta në aksion: Orët e Ramës janë të numëruara
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot qeverinë për korrupsion me projektet për investimet publike. Meta tha se qeveria miraton projekti që janë disafish mbi kosto, ku pjesa më e madhe vidhen nga qeveria dhe firmat që marrin përsipër punimet. Sipas Metës, në Shqipëri ka shkuar deri në 20 milionë euro ndërtimi i një kilometri rrugë, ndërsa në Francë një rrugë me dy krosi kushton 4 milionë euro kilometra. Meta solli në vëmendje se pagat e punëtorëve në Francë janë shumë më të larta se në Shqipëri, po ashtu edhe të produkteve, kur në fakt projektet kushtojnë më shumë.
Meta u fokusua te ndërtimi i rrugëve, ku specifikisht mori shembull rrugën Qukës – Qafë Plocë, Kardhiq – Delvinë, për të cilën tha se nga 50 milionë euro që ishte miratuar, ka shkuar në 180 milionë euro.
“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant në çdo drejtim. Afera më e zezë deri tani, e inceneratorëve. Fakte të reja tronditëse në ditët në vijim jo vetëm për këtë aferë Korrupsion i jashtëzakonshëm me investimet publike, rrugë e ujësjellës. Kostoja e rrugëve është shumëfishuar, siç është rasti i rrugës Qukës Qafë Plloçe. Kardhiq – Delvinë 50 milionë për 33 km në 180 milionë euro. Duke i ikur angazhimeve të marra nga EU për korridoret ku duhet të bëjë pjesë, iu ikën korridoreve sepse nuk duan të punojnë me kosto të BE-së, duan t’i ikin konkurrencës dhe të bëjnë koncesione me vlerë shumë herë më të madhe për qëllime abuzive sa e kanë çuar kilometrin 20 milionë euro, ndërkohë që me dy krosi në Francë 4 milionë euro kilometri. Dihet sa është paga e punëtorit në Francë e sa është në Shqipëri veç kostove të tjera. 1.8 -.27 milionë euro kilometri në SHBA. 6 herë më shtrenjtë një kilometër rrugë në Shqipëri se në Serbi”, tha Meta në një Konferencë për Mediat.
Meta i bëri thirrje adimistratës publike të mos hedhin firma për qëllime korruptive, duke iu thënë se do të ndëshkohen pasi “ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara”.
“I bëj thirrje administratës publike në çdo institucion, mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës, mos dëmtoni veten e familjen, repsektoni ligjin, mos firmosni sepse ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara ndaj është shumë e rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsion nuk do të tolerohet. Edi Rama ka nxitur e u ka dalë garant se nuk do të kenë probleme me ligjin por kjo është e pamundur”, tha Meta.
Këto deklarata Meta i bëri gjatë një konference për mediat në Tiranë, në kuadër të konferencave të ngjashme të Partisë së Lirisë për të dënuar veprime të qeverisë.
Ilir Meta thotë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve, për shkelje të ligjit dhe nxjerrje të sekreteve shtëtrore. Ky parlajmërim i Metës vjen pasi Autorittei i Dosjeve nxorri emrin e kreut të Partisë së Lirisë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
‘Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit. Për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn.’- tha Meta.
Lajmi në përditësim…