Politike
Meta nga qelia, me projekte për të ardhmen, ‘divorcohet’ nga Berisha

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.
“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.
“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta.
Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.
Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.
…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur.
Meta u shpreh se këtë e sheh vetëm si zhvillim procedurial i ri. Ai tha më tej se akuzat ndaj tij janë formuluar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se këtë proces gjyqësor do ta çojë deri në Strasburg.
“Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve.
Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg”, tha Meta.
Më tej presidenti i PL-së ka treguar edhe pse ka marrë si mbrojtës ligjor, avokatin Kujtim Cakrani. Ai tha se aktualisht avokati Genc Gjokutaj ka dhe “çështjen Berisha” e cila po shkon gjithashtu drejt gjykimit.

