Connect with us

Kronike

Meta përkujton dëshmorët

Për 78 vjetorin e ditës së çlirimit, kreu i partisë së lirisë Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku nuk ka nguruar që në këtë ditë të veçantë të jap një mesazh për të gjithë të rinjtë.

Përsa i përket çështjes së sigurisë kombëtare më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet samiti i BE-Ballkanit Perëndimor dhe protestës së thirrur nga kreu i partisë demokratike Sali Berisha, Meta shprehu hapur qëndrimin e tij.

Kreu I PL-së tha se do t’i bashkohet protestës së opozitës para kryeministrisë duke e cilësuar dhe si një tubim paqësor.

Meta u shpreh se i vetmi këtu që cenon sigurinë është kryeministri Edi Rama dhe se i vetmi qëllimi i kësaj proteste është që të ti japin një mesazh BE-së për gjendjen në të cilën vendin ndodhet.

Advertisement