Connect with us

Sport

Milan/ Jashari, takim në Belgjikë/ Ylli shqiptaro-zviceran “ballë për ballë” me klubin

Një tjetër seri në këtë telenovelë të gjatë. Ardon Jashari do të takohet me drejtuesit e Klub Bryzhit në Belgjikë për t’i bindur që ta lejojnë të largohet për tek Milani.Në këtë takim, bashkë me futbollistin shqiptaro-zviceran, do të jenë edhe agjentët e tij, dhe kjo ndodh pasi ky delegacion ishte në Milano, kokë më kokë me Igli Taren, drejtorin sportiv kuqezi.Nuk dihet ende se çfarë do të dalë nga kjo mbledhje pune në Bryzh, ndërsa vullneti I Jasharit është për të kaluar në Serinë A.Lojtari 22-vjeçar është kthyer në stërvitje tek Bryzhi, ndonëse bëhet fjalë për përgatitje individuale, veç skuadrës, pasi humbi finalen e Superkupës së Belgjikës.Milani ndërkaq nuk ka ndërmend të ndryshojë ofertën e tij financiare, të paktën për momentin.Flitet për 30 milionë euro plus bonuset, ndërsa klubi belg kërkon 40 milionë euro menjëherë dhe në dorë.Nuk dihet nëse do të arrihet një akord, ndonëse Jashari kërkon të luaj për skuadrën e shquar nga Lombardia.Problem është që Jashari ka kontratë me Bryzhin deri në 2029, pra marrëveshje tepër afatgjatë.

Advertisement