Bota
Ministri i Jashtëm francez: Rreziku i luftës në Evropë nuk ka qenë kurrë kaq i lartë

“Rreziku i luftës në kontinentin evropian, në Bashkimin Evropian, nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, sepse për gati pesëmbëdhjetë vjet kërcënimi ka vazhduar të na afrohet më shumë, vija e frontit ka vazhduar të na afrohet më shumë”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot për radion France Inter, duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Vendet evropiane, shtoi ai pas samitit euroatlantik në Londër, tani janë plotësisht të vetëdijshme për këtë.
Ndërkohë, edhe presidenti ukrainas konfirmoi se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky e tha këtë duke folur me gazetarët në aeroportin Stansted.
Zelensky përsëriti se çdo marrëveshje duhet të jetë “e ndershme, e drejtë dhe e qëndrueshme, me garanci shumë specifike sigurie”. Sot Ukraina “nuk po flet” për asnjë lëshim, shtoi ai, sepse do të ishte “gabim” dhe “po dëgjon sinjale nga partnerë të ndryshëm”.
Kievi, theksoi ai, “nuk do t’i njohë kurrë territoret e pushtuara nga Rusia si territor rus. Për ne, këto do të jenë pushtime të përkohshme”.

