Connect with us

Kosova

Ministri serb kërcënon: Kosova është e jona, nuk heqim dorë

Pretendimet e kryeministrin Albin Kurti për lëvizje të forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, janë në vazhdën e fushatës dezinformuese të Prishtinës dhe synojnë rritjen e tensioneve.

Kështu u shpreh kryetari i komisionit për zbatim të marrëveshjes ushtarako-teknike në Ministrinë e Mbrojtjes, Zoran Jovanoviç.

Sipas tij, videoja e postuar prej Kurtit në rrjetet sociale tregon trupat serbe në zonën e sigurisë tokësore teksa kryejnë patrullime të rregullta për sigurimin e kufirit, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike të nënshkruara.

Edhe sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes Nemanja Staroviç, theksoi se në fakt ajo që ka denoncuar Kurti është një patrullë e rregullt përgjatë vijës kufitare në koordinim të ngushtë me KFOR-in.

Ai tha se forcat e armatosura serbe nuk do të hyjnë kurrë ne territorin e Kosovës deri sa KFOR t’i lejojë.

Sipas zyrtarit serb, kryeministri Kurti po shpik pushtimin për të vijuar me torturën dhe represionin ndaj serbëve, siç e cilësoi.

Por ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, thotë se Serbia nuk heq dore nga Kosova, ndërsa pretendon se vendi i tij e fitoi betejën me NATO-n në vitin 1999.

“Detyrimi ynë është që ta mendojmë Kosovën si diçka që është e jona dhe e kjo drejtë mund të shpjegohet mirë përmes fakteve. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi një popull i pjekur politikisht për ta ruajtur shtetin tonë dhe për të vazhduar ta forcojmë atë dhe kurrë nuk heqim dorë nga e vërteta dhe flaka e lirisë nuk shuhet kurrë.

Edhe sot vazhdon ajo bindje e paturpshme se duhet të bindemi dhe të pranojmë se sa e mirë dhe e dobishme është që ne të heqim dorë nga një pjesë e territorit tonë, të bëjmë praktikisht amputimin e trupit tonë…

Serbët janë nën kërcënim sot në Kosovë dhe ndoshta nëse të gjithë grumbullohen në kamionë dhe traktorë, gjë që fatkeqësisht na ka ndodhur më parë, ata mendojnë se të gjitha problemet do të zhdukeshin dhe do të zgjidheshin.”

Advertisement