Connect with us

Aktualitet

Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Analisti i njohur Skënder Minxhozi,  tha se gjendja emotive aktuale e Ilir Metës nuk është se i është shkaktuar pas arrestimit, por sjellje të tilla ka treguar herë pas here edhe kur ishte në liri.

Ai kujtoi veprimet e Metës, i cili u ngjiste nëpër male duke përcjellë mesazhe të ndryshme kundër SPAK dhe Altin Dumanit.

Këto sjellje shtoi ai kanë një qëllim, ku “Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështire nga pikëpamja e menaxhimit të institucioneve”

“Unë nuk mendoj se Meta është në një gjendje të rënduar të tillë emotive dhe shëndetësore, që e tejkalojnë kthjelltësinë dhe kapacitetin e tij të kalkulimit. Mendoj se Ilir meta edhe këtë gjendje të rënduar emotive, që nuk e ka thjesht pas momentit.. pas arrestit, por e ka shfaqur në forma të tjera natyrisht më të buta edhe kur ka qenë në liri dhe luftonte në distancë me “DumDumanin” dhe SPAK. Luftonte duke shkuar dhe duke u ngjitur majat e maleve, duke flirtuar me rrezikun, duke u hedhur në disa lloj pellgjesh, duke hipur në kuadratet e hekurave me Tiranën në sfond. Mendoj se këtë strategji të riskut po themi dhe të shfaqjes publike të tijën, në situata risku e ka pasur për ta mbajtur gjallë historinë e tij më së pari, për të treguar forcë që unë mundem të përballem me situata sfiduese dhe tani që është pas hekurave, mendoj se ka të gjithë interesin….dhe ai e di që akuzat I ka shumë të rënda. Ai e di dhe reagimin e opinionit publik në distancë që nuk është e mirë. Jam I bindur që Meta po kërkon të mbajë gjallë një histori, e cila është jo vetëm politike, e bazuar në akuza korruptive, por edhe një histori njerëzore, e cila duke riskuar të duket si jashtë vetes të mbajë gjallë një histori dhe të mbajë në qendër të vëmendjes dhe mundësisht t’ua bëjë jetën më të vështirë edhe gjykatësve që e marrin në sallë dhe që u bërtet, edhe kur shan prokurorët, edhe atyre që e mbajnë të izoluar në burg. Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështire nga pikëpamja e menaxhimit të institucioneve.”, tha ai.

Advertisement