Aktualitet
Minxhozi: Zgjedhjet në Shqipëri janë gjithmonë në “minutën e fundit”
Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se çdo gjë në Shqipëri që ka të bëjë me zgjedhjet është e ‘minutës së fundit’.
Minxhozi u shpreh gjithashtu se partitë nuk duhet të jenë me dy standarte kur vjen puna tek vota, duke qenë lejues në planin e jashtëm dhe rigoroz për shqiptarët që jetojnë këtu. Ai nënvizoi se më e mira do të ishte që ky proces të kishte nisur një vit më parë dhe stafi të mos punonte nën stres.
“Unë e kuptoj që Celibashi është në pozicion delikat, por nuk jam dakort që në këtë moment dhe për regjistrim, të një liste krejt të panjohur ne jemi afër zgjedhjeve dhe jemi të painformuar dhe palët të jenë akoma në bisedime. Cdo gjë që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri është e ‘minutës së fundit’ dhe nuk mund të jetë një listë me 1.1 milionë dhe duhet t’i absorbosh si shtet me letra dhe të gjitha.
Ti ke një materie kaq të panjohur dhe kaq të komplikuar dhe e trajton në minutë të fundit. Ky vullnet i partive me hope, i koklavitur, mashtrues tregon që ne nuk bëjmë asgjë siç duhet në cdo fushë, sidomos me zgjedhjet.
E dyta që unë mendoj nëse në Shqipëri për shtetas shqiptar që shkojnë dhe votojnë dhe padashje fleta është bërë pis në një vend dhe fleta i nxiret e pavlefshme janë dy kute dhe standarte. Pse duhet të jesh lejues për shkak të rrethana, por çdo votë është e barabartë. Këto parti që duan të jenë kaq lejues në planin e jashtëm, janë rigoroz për votat e shqiptarëve që jetojnë këtu.
Më e mira do ishte që Celibashi dhe stafi të kishin kohë që një vit para që ta hapnin këtë dritare dhe mos të punonin me këtë stres që do dilnin 160 000 veta të paregjistruar në asnjë vend dhe del një parti që thotë lejohet të votojnë dhe me këto dokumenta”, tha Minxhozi.