Aktualitet
Miqtë dhe të afërmit mbajnë një minutë heshtje në nder të tij, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është përcjellur mësditën e sotme në banesën e fundit. Miq dhe familjarë të shumtë të 58-vjeçari kyen homazhe në nder të tij ndërsa në orën 12:00 u krye nisja drejt varreza të Sharrës ku do të mbahet ceremonia e varrimit.
Para nisjes në varreza është mbajtur një minutë heshje. Artan Shkreli, një nga miqtë më të ngushtë të Lames mbajti fjalimin prekës në ceremoninë e lamtumirës. Ai e përshkroi mikun e tij si një njeri të veçantë, me zemër të madhe dhe përkushtim të pashoq ndaj familjes, punës dhe kauzave që mbrojti me pasion gjatë jetës së tij.
“Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembsur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm,” tha ai.

