Aktualitet
Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë
Një nga figurat më të njohura të botës së inteligjencës artificiale, Mira Murati – ish-drejtoresha e OpenAI – ka zbuluar produktin e parë të startup-it të saj Thinking Machines Lab.
Ky produkt quhet Tinker – një mjet i ri që automatizon procesin kompleks të krijimit të modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale (AI), duke e bërë të mundur për kushdo që të ndërtojë dhe përshtatë modele të avancuara, pa pasur nevojë për superkompjutera apo ekipe të mëdha teknike.
“Tinker do ta bëjë shumë më të lehtë për studiuesit, zhvilluesit dhe krijuesit e zakonshëm të punojnë me modelet më të avancuara në botë”, tha Murati në një intervistë për WIRED.
Startup-i ka tërhequr tashmë 2 miliardë dollarë investime, dhe vlen 12 miliardë dollarë – pa pasur asnjë produkt deri tani. Kjo tregon besimin e madh që ka industria tek ekipi i Muratit, i cili përfshin edhe bashkëthemelues të OpenAI dhe ekspertë të nivelit më të lartë në botë.
“Pres me emocion të shoh se çfarë do ndërtojnë njerëzit”, shkruan Murati në profilin e saj në median sociale “X”.