Aktualitet
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR shkon në KQZ, ja çfarë u diskutua në takimin me Celibashin

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier ka shkuar sot në KQZ ku kanë zhvilluar takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Në postimin e KQZ në rrjetet sociale bëhet me dije se gjatë takimit u prezantua një tablo e plotë e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë. Gjithashtu bëhet me dije se diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.
Në njoftim thuhet se misioni i OSBE/ODIHR është informuar mbi përpjekjet institucionale të KQZ bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.
Gjithashtu thuhet se Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.
POSTIMI I KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE:
Takimi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR me KQZ
Sot, në KQZ Shqiperi, mikpritëm në takim delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier.
Gjatë takimit, prezantuam një tablo të plotë të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë dhe adresuam të gjitha çështjet me interes për ekipin e z. Zanier.
Diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.
Informuam me hollësi mbi përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.
Në vijim, Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.
KQZ mbetet e angazhuar për një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm!

