Connect with us

Kronike

Misteri i pashpjegueshëm/ Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj? Ish-agjenti rrëfen detaje të fshehura në gjyq

Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh miku i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, Jeton Lami ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Mësohet se Prokuroria e Lezhës ka bërë rekurs në lidhje me dënimin prej 2 vite e 10 muaj burg për Jeton Lamin.

Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales. Në websiten e Gjykatës së Lartë tha Anila Hoxha është publikuar rekursi i regjistruar në datë 27 qershor dhe që sipas kalendarit si relator me short, është zgjedhur për ta shqyrtuar çështjen gjyqtari Ilir Panda.

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të  shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. AI preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

Advertisement