Connect with us

Kosova

Misteri i trupit të Faton Hajrizit, Daçiç zbardh dosjen e prokurorisë

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është në gjendje të thotë nëse trupi i pajetë i Faton hajrizit do t’i kthehet familjes, për ta përcjellë për në banesën e fundit.

“Sinqerisht nuk e di sepse kjo nuk është më një pyetje për policinë. Kjo është një pyetje për prokurorinë që po heton çështjen dhe personalisht nuk e di se si veprohet në këto situata”, tha Daçiç.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se pret nga Maqedonia e Veriut të ekstradojë në Serbi Blerim Ramadanin, ish-komandanti i UÇK-së që u arrestua në bazë të një urdhër-arresti serb, që e akuzonte për krime lufte.

Nga ana tjetër, numri dy i qeverisë serbe ka refuzuar të flasë për ekstradimin e Milan Radojçiç në Kosovë, duke i mëshuar edhe njëherë faktit se Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Unë nuk e di nëse ju e kuptoni që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është absolutisht e pamundur. Ne nuk kemi bashkëpunim me institucionet e përkohshme. Gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me EULEX-in, nga i cili kemi marrë dhe kemi dhënë informata” – deklaroi ministri I brendshem serb

Advertisement