Connect with us

Politike

Mjekët i trajtojnë pacientët si mall…/ Ministrja e Shëndetësisë e ashpër pas skandalit te Onkologjiku

“Dua ta theksoj të qartë që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe infermierit. Kemi nisur një hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit. Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dh antikorrupsioni do të trajtojë shumë aspekte, çështje të organizimit. Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzit t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicë, për këtë fakt do të duam që të sjellim në një dimension tjetër të ushtrimit të detyrës mjekut e infermierit dhe pikërisht për këtë do të iniciojmë ndryshimet e nevojshëm ligjore që do tia dërgojmë kuvendit, për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë,” tha Koçiu.

Advertisement