Connect with us

Aktualitet

Mjerimi i politikës së gogolit që nuk tremb

Nga Zoran Preradoviç

Vuçiq dëshiron të bindë qytetarët e Serbisë, të zhgënjyer nga Evropa, po me doza shtese per Europen. Por kjo do të jetë e vështirë, sidomos nëse çmimi është Kosova dhe litiumi.

Kur javën e kaluar Vucic tha se “nuk ka zgjidhje të mirë për problemin e Kosovës dhe se nuk do të ketë kurrë”, mund të ketë të drejtë. Por ajo për të cilën presidenti heshti ishte se ai me vetëdije dhe dëshirë u sigurua që të jepte zgjidhjen më të keqe të mundshme për serbët në Kosovë . Dhe midis këtyre dy antipodeve ka qindra zgjidhje të ndërmjetme, të cilat sigurisht nuk janë më të mirat, por as më të këqijat.

Prandaj gjithë mjerimi i politikës së Vucicit pasqyrohet në kërkesat që ai bëri. Ndoshta do ta kuptonim thirrjen për organizimin e zgjedhjeve në katër komuna me shumicë serbe, nëse Vuçiq, si vitin e kaluar, nuk do t’i detyronte serbët e Kosovës të bojkotojnë votimin. Thirrja e tij për kthimin e serbëve në policinë e Kosovës, si dhe kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në pozitat e tyre, ndoshta do të ishte e pranueshme nëse ai nuk do t’i detyronte ata të largoheshin nga policia dhe gjyqësori në vitin 2022. Dhe te gjitha keto me terrorin e bandës kriminale të Milan Radoiçiqit dhe Listës Serbe, që merrej me këdo dhe gjithcka. Dhe, natyrisht, me bashkëpunimin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila këto ditë me mençuri konstaton se paqja është më e mirë se lufta.

Tani eshte arritur në pikën kur definitivisht Serbia e ka dorezuar Kosoven dhe kur nuk ka më gjethe fiku për të mbuluar lakuriqësinë politike të Vuçiqit. Prandaj historia e 20.000 dinarëve për serbët e papunë në Kosovë eshte thjesht mashtrim.

Po cfare mund te presim ne muajt e ardhshem nga dhe per Vucicin?

Ndoshta pas ca kohesh të huajt do t’i hedhin një litar shpëtimi, sic beri Emmanuel Macron, i cili e di se mund t’i shesë Vuçiqit të njëjtën tullë dy herë. Dhe se ai nuk mund ta refuzojë.

Ose mund te shohim ndonje lloj ndihme edhe nga i nderuari ambasadori amerikan Christopher Hill, i cili konkludon se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt perëndimit dhe se protestat kundër litiumit i sheh si luftë kundër asaj rruge.

Çfarë na tregon e gjitha kjo?

Se Kosova është dorezuar dhe se tani është koha për të kaluar në gjëra të tjera. Prandaj, Vuçiq dëshiron të bindë qytetarët se Serbisë me asgje…

Advertisement